FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lewis Hamilton shpallet kampion Bote i Formula 1

I duhej vendi i 5-të, për t’u shpallur kampion, por Lewis Hamilton e ka fituar titullin Kampion Bote në Formula 1 nga vendi i 9-të.

Ka nisur ashtu siç nuk mund të pritej kurrë gara për Çmimin e Madh të Meksikës, me dy pretendentët Vettel dhe Hamilton që pa mbaruar xhiroja e parë e kanë parë veten në dy vendet e fundit.

Vettel tentoi gjithçka për t’ia dalë mbanë duke e përfunduar garën në vendin e katërt, por nuk ka marrë pikët e nevojshme për të qenë akoma në garë me pilotin britanik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa janë edhe 2 gara për t’u zhvilluar, diferenca mes 2 pilotëve është 56 pikë nga 50 që janë akoma në lojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas triumfit të këtij sezoni, Hamilton çon në 4 numrin e titujve të fituar, po aq sa ka edhe rivali i tij te Ferrari, Sebastian Vettel, ndërsa më shumë tituj ka fituar Michael Schumacher, plot 7.

Javën e kaluar, në Çmimin e Madh të Austinit, në SHBA, u shpall kampione për konstruktorë edhe Mercedes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?