FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lichtsteiner: Interi e kuptoi më në fund, duhen juventinë për të fituar!

Stephan Lichtsteiner, ish-mbrojtësi i Juventusit, ka dhënë së fundmi një intervistë për TuttoJuve dhe nuk habitet për ecurinë e sivjetshme të bardhezinjve. Zvicerani pranon se ekipi nga Torino i kishte dhënë shenjat, ndaj askush nuk ka pse habitet.

“Është e vështirë të gjykosh sezonin e bardhezinjve. Ndershmërisht u them se nuk kam patur mundësinë të shoh shumë ndeshje të tyre. Vjet ata rrezikuan ta humbnin titullin dhe është normale kjo që ndodh.

Mendoj se duhet të përgëzojmë Interin, pasi ata e kuptuan që për të fituar duhet të blinin juventinë. Mos të harrojmë se pas stuhisë del gjithmonë dielli”, deklaroi zvicerani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?