Lippi: Barcelona nuk është në formë, jo Messi

Trajneri italian, Marcello Lippi ka deklaruar se Leo Messi nuk është jashtë formës, por është pjesa tjetër e skuadrës.
Ish-ekipi i tij, Juventusi sonte luan ndeshjen kthyese çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës, të cilën e kishte mposhtur me 0-3 në Torino.

“Në përballjen e parë Juventusi më dha përshtypjen e një ekipi të fortë dhe shumë inteligjent. Barcelona ka kualitetet sulmuese që askush tjetër në botë nuk i ka, por vetëm kaq, kurse Juve ka gjëra të tjera. Bianconerët kanë mbrojtjen më të mirë në Evropë, dhe e dinë si të menaxhojnë ndeshjet”, është shprehur Lippi për Premium Sport.

Lippi beson se Juventusi do të provojë të zhvillojë lojë të ngjashme si në javën e kaluar edhe në Camp Nou.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata do të provojnë të luajnë ashtu siç bën në Torino, jam i sigurt se do të vuajnë në momente, por jam i bindur se do të kenë shanse dhe Higuain e Dybala nuk do të gabojnë. A është Messi jashtë forme? Çdo herë që shoh rezultatet e Barcelonës shoh gola dhe asiste nga Messi. Nuk mendoj se ai është jashtë forme, por është pjesa tjetër e Barcelonës. Rënia ka më tepër në aspektin defansiv dhe kjo ka ndikuar në gjithë ekipin”, ka thënë Lippi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lippi është trajneri i fundit që ka fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin, dhe trajneri aktual Max Allegri është krahasuar me të, dhe me këtë mendim pajtohet edhe vet Lippi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?