Litmanen i rikthehet sërish futbollit në moshën 55 vjeç, në ekip me dy djemtë e tij!

Një histori e pazakontë vjen nga Estonia, ku legjenda finlandeze Jari Litmanen ka vendosur të rikthehet në fushën e lojës në moshën 55-vjeçare, plot 14 vite pas tërheqjes zyrtare nga futbolli.

Ish-ylli i Ajax, që ka veshur gjithashtu fanellat e FC Barcelona dhe Liverpool, është bashkuar me ekipin e tretë të JK Tallinna Kalev, klub ku ai jeton prej kohësh dhe ku aktivizohen edhe djemtë e tij, Caro dhe Bruno.

Litmanen kishte bërë një paraqitje sporadike edhe në tetor për shkak të mungesave në skuadër, por këtë herë klubi ka vendosur ta regjistrojë zyrtarisht për gjithë sezonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Papritur kishin pak lojtarë dhe, duke qenë se stërvitesha me ta, trajneri më kërkoi të ndihmoja”, ka treguar vetë ish-futbollisti për rikthimin e tij surprizë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I konsideruar si lojtari më i madh finlandez i të gjitha kohërave, Litmanen ka lënë gjurmë të thella sidomos me Ajax-in, ku numëron 255 ndeshje dhe 133 gola. Ai ishte një nga protagonistët kryesorë në triumfin historik në UEFA Champions League 1994-1995, të fituar në finale ndaj AC Milan.

Me Kombëtarja e Finlandës, Litmanen ka zhvilluar 137 ndeshje dhe ka shënuar 32 gola, duke u kthyer në një ikonë për breza të tërë futbollistësh në vendin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?