2-3 për kuqezinjtë. Media turke: Natë makthi në Antalia

PERFUNDON NDESHJA! TURQI-SHQIPERI 2-3

20:13

Zëvendësim te Shqipëria-Andi Lila zë vendin e Sabien Lilajt.

Swiss Digital Desktop Reklama
 20:08

Debuton Astrit Ajdareviç-Ajdereviç zëvendëson Eros Grezdën, autorin e golit të tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

20:06

Xhaka godet jashtë

20:04

Kundërsulm i rrezikshëm

20:02

Grezda mundohet të nxjerrë skuadrën përpara, por është i vetëm.

19:53

Zëvendësime te kombëtarja-Dalin Sadiku, Roshi dhe Lenjani. Futen në lojë Ajeti, Qaka dhe Aliji.

19:47

TURQIA NGUSHTON DIFERENCEN! 2-3-Tosun lë me finte një top brenda në zonë që shfrytëzohet nga Emre Akbaba, i cili shënon me të majtën. Dhe 30 minuta lojë, Shqipëria kryeson 3-2 me një lojtar më pak.

19:42

GOOOOOOL SHQIPERIA!!!! EROS GREZDAAAAAA!!!!-Grezda përfiton nga një top i kontrolluar bukur në zonë nga Sadiku, i cili u rrëzua në zonë. Grezda vazhdon aksionin duke goditur diagonal me të majtën e duke mposhtur portierin Babacan.

19:38

Turqia pranë golit të barazimit-Tosun del i vetëm përballë Berishës, por Lenjani i largon topin nga këmbët në çastet e fundit.

19:34

SHENON TURQIA! 1-2-Tosun kroson nga e majta e sulmit turk dhe Under nuk fal pak metra larg portës. 1-2

19:33

Nis pjesa e dytë

19:18

Përfundon pjesa e parë. Turqi-Shqipëri 0-2

19:13

Karton i kuq për Memushajn-Mesfushori bën një ndërhyrje tjetër të gabuar në mefushë dhe merr kartonin e dytë të verdhë.

19:11

GOOOOL SHQIPERIA!!! 0-2 SADIKUUUUU!!!-Sërish bashkëpunim Roshi-Sadiku. Numri 21 kroson bukur në zonë dhe Sadiku nuk fal me kokë.

19:05

Kartoni i parë i verdhë vjen për Shqipërinë-Ledian Memushaj ndëshkohet për një ndërhyrje ndaj Hakan Calhanoglu.

19:07

Kartoni i parë i verdhë vjen për Shqipërinë

19:02

Minuta shumë të mira për Shqipërinë-Dëgjohen vërshëllimat e tifozëve turq për ekipin e tyre, ndërkohë që tanët, me Hysajn dhe Roshin janë gjithmonë të rrezikshëm.

18:59

Rrezikon sërish Shqipëria-Hysaj fiton një duel në të djathtë të sulmit, por krosimi i tij nuk është i mirë dhe largohet nga mbrojtësit turq.

18:57

Goli i Armando Sadikut

18:56

GOOOOL SHQIPERIA-Roshi kalon bukur nga e djathta e sulmit, futet në zonë dhe pason për Sadikun, i cili me të djathtën ndëshkon turqit. 0-1

18:54

Berisha bën mrekullinë-Tosun sërish, kësaj radhe me të majtën, lëshon një goditje të fuqishme që Berisha e dërgon në goditje këndi.

18:49

Turqia sërish e rrezikshme-Tosun, kësaj radhe nga brenda zonës, godet fort me të djathtën, por Berisha shpëton portën.

18:46

Sabien Lilaj duke u përgatitur të ekzekutojë një goditje këndi

18:43

Rrezikon Turqia-Një karambol brenda zonës sonë të rreptësisë spastrohet në fund nga Mavraj. Topi shkon në këmbët e Calhanoglu, i cili godet jashtë.

18:41

Godtija e parë e Turqisë-Tosun godet me të djathtën nga jashtë zone, por Berisha pret pa shumë vështirësi.

18:41

Memushaj kërkon në thellësi Sadikun, por topi është më i fortë seç duhet.

18:39 

Turqia tenton nga krahu i djathtë i sulmit, por krosimi kontrollohet pa probleme nga Berisha.

18:35

Goditje dënimi për Shqipërinë

Eros Grezda kalon bukur në krah dhe ndalohet me faull. Lilaj merr përsipër goditjen e dënimit.

18:30

Nis ndeshja miqësore Turqi-Shqipëri

Formacioni i Shqipërisë

Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda dhe Sadiku.

Formacioni i Turqisë

Babacan, Jardimci, Aziz, Sojuncu, Turan, Jukuslu, Ozjacup, Calhanoglu, Under, Karaman, Tosun.

 

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=lTnTgKONVzc” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?