Sfida e kthimit Liverpool-Leipzig do të luhet sërish në Budapest
Ndeshja e kthimit e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, Liverpool-RB Leipzig, do të luhet në Budapest. Kjo si shkak i kufizimeve të pandemisë në Gjermani dhe Angli, në lëvizjet e ndërprera mes këtyre dy vendeve prej variantit britanik të koronavirusit.
UEFA ka zgjedhur këtë fushë asnjanëse, ku skuadrat në fjalë u përballën edhe në “aktin” e parë të këtij raundi. Në të njëjtin stadium, “Puskas Arena”, gjermanët do të mundohen të kthehen në garë, duke e nisur nga disavantazhi 2-0 i sfidës së parë, vulosur më 16 shkurt në kryeqytetin hungarez.
KOHA JONË SONDAZH

