Liverpooli fiton në fund ndaj Brentford, Nunez është “heroi” me dy gola
Sporti E Shtunë, 18 Janar 2025 18:14
Liverpool mori një fitore të vuajtur 0-2 në transfertën ndaj Brentfordit. Darëin Nunez ishte heroi i “The Reds” në këtë sfidë, e cila rezultoi mjaft delikate.
Në minutën e 90-të, Nunez shfrytëzoi në maksimum një asist të Alexander-Arnold nga krahët, për të dërguar kështu në festë tifozerinë. Në shtesë, po Nunez, me një gjuajtje të bukur, vulosi këtë duel.
Ekipi i Slot kryeson kampionatin me 50 pikë, 7 pikë më shumë se Arsenal ndjekës.
KOHA JONË SONDAZH

