Liverpooli fiton në pjesën e parë ndaj Tottenham, vendosin golat e Salah dhe Robertson (VIDEO)
Liverpooli e mbyll në avantazh 2-0 45 minutat e para të super duelit të kësaj fundjave në Premier League kundër Tottenham.
Skuadra e Klopp zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 16-të. Gakpo me një veprim të bukur në krahun e majtë jep një pasim magjik për Salah, i cili me një goditje të lehtë me kokë e shtyn topin në rrjetë.
Më pas rastet ishin të shumta për të dyfishuar shifrat, por goli do të vinte në fundin e pjesës së parë me Robertson që ndoqi mjaft mirë aksionin deri në fund.
KOHA JONË SONDAZH

