Liverpooli në kërkim të një zëvendësuesi për Salah, synon yllin e Leipzig
Liverpooli ka nisur të lëvizë për të ardhmen dhe emri që po fiton terren është ai i Yan Diomande. Anësori 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë shihet si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Mohamed Salah, i cili pritet të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit.
Sipas burimeve pranë klubit anglez, drejtuesit kanë zhvilluar diskutime të brendshme për pasuesin e yllit egjiptian dhe lista e alternativave është e kufizuar, me Diomande që kryeson.
Talenti afrikan po shkëlqen me Leipzig në Bundesliga, ku në sezonin e tij të parë ka regjistruar 13 gola dhe 8 asiste në 32 ndeshje. Performanca që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane.
Megjithatë, Leipzig nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë lojtarin. Klubi gjerman synon t’i ofrojë një kontratë të re, edhe pse marrëveshja aktuale e lidh atë deri në verën e vitit 2030. Për ta lënë të lirë, drejtuesit pritet të kërkojnë mbi 70 milionë euro. Interes për Diomande kanë shfaqur edhe Manchester United dhe Paris Saint-Germain, por aktualisht të dy klubet janë në fazë vëzhgimi.
KOHA JONË SONDAZH

