Liverpooli rigjen fitoren ndaj Tottenham, Klopp leksion futbolli Mourinhos (VIDEO)

Liverpooli më në fund pas disa javësh rikthehet që të fitojë në Premier League. Jurgen Klopp triumfon ndaj Mourinhos, teksa skuadra e tij mori një fitore 3-1 në transfertën kundër Tottenham.

Ishte një ndeshje që do të prodhonte shumë emocione. Son shënoi që në minutën e 3-të, pro që do të anulohej për pozicion jashtë loje. Në fundin e pjesës së parë, Firmio dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi të Mane.

Në fillimin e së dytës, sërish Liverpool do të dyfishonte me Alexandre-Arnold. Tottenham reagoi shumë shpejt, teksa pas dy minutash rihapi ndeshjen me Hojbjerg. Në minutën e 65-të, Liverpooli sfumoi shpresat e ekipit të Mourinhos, pasi shënoi dhe golin e tretë me Mane.  Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në vendin e katërt me 37 pikë, ndërkohë që Tottenham mbetet në të 6-tin me 33. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP