Liverpooli rigjen fitoren në Premier League, mund me “poker” Tottenhamin
Liverpooli rikthehet në rrugën e fitoreve në Premier League, duke marrë një sukses 4-2 në “Anfield” kundër Tottenhamit. “The Reds” thuajse e zgjidhën sfidën që në pjesën e parë me dy gola.
Skuadra e Klopp zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 16-të. Gakpo me një veprim të bukur në krahun e majtë jep një pasim magjik për Salah, i cili me një goditje të lehtë me kokë e shtyn topin në rrjetë. Më pas rastet ishin të shumta për të dyfishuar shifrat, por goli do të vinte në fundin e pjesës së parë me Robertson që ndoqi mjaft mirë aksionin deri në fund.
Liverpooli e nisi vrullshëm pjesën e dytë duke shënuar dy gola të tjerë me Gakpo dhe Elliot. Tottenham provoi të reagonte me golat e Richarlison dhe Son, por u “zgjuan” vonë, pasi skuadra e Klopp administroi rezultatin deri në fund.
KOHA JONË SONDAZH

