Liverpooli rikthehet te fitoret pas 4 humbjesh, mund Sheffield (VIDEO)

Pas 4 humbjesh radhazi, Liverpooli rikthehet në rrugën e fitoreve në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp mori një sukses të pastër 2-0 në transfertën ndaj Sheffield.

Curtis Jones zhbllokoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me një goditje brenda zonës. Të kuqtë nuk ndalen këtu, pasi në minutën e 64-t, realizoi edhe golin e dytë me Firminon, i cili u ndihmua edhe nga një devijim në zonë.

Liverpooli me këtë fitore ngjitet në vendin e 6-të me 43 pikë, 2 më pak se West Ham që mban vendin e katërt. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?