Lojtarët më të rinj në “Euro 2024”, pjesë e saj dhe mesfushori i Shqipërisë

Sylvinho i befasoi të gjithë, teksa në listën për në “Euro 2024” përfshiu edhe Medon Berishën, duke lënë jashtë një lojtarë me përvojë si Keidi Bare.

UEFA ka publikuar së fundmi është një listë për lojtarët më të rinj në moshë të cilët do të jenë pjesë e këtij Europiani. Ajo kryesohet nga një talent i Shqipërisë, por jo për shkak të moshës, sepse ka lojtarë të tjerë të cilët janë në moshë më të vogël.

Bëhet fjalë për Medon Berishën, i cili është 20-vjeç. Ky lojtar është pjesë e Lecce në Serinë A, ndërsa në ndeshjet e fundit ka marrë më shumë minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje ishte pikërisht Medoni që nuk e priste një ftesë të Sylvinho, duke e pranuar në mediat italiane se ishte e pamundur që kjo mundësi t’i vinte pasi ishin të tjerë lojtarë ata që kishin bërë rrugëtimin deri këtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në këtë listë gjenden talente të mëdhenj europian si Xavi Simons, Lamine Yamal apo Semih Kilicsoy.

r/soccer - the youngest player of every EURO2024 squad.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?