“Lufta” në derbin Partizan–Zvezda: 17 të plagosur, një në gjendje të rëndë
Përplasjet e dhunshme kanë ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Partizanit dhe Zrvena Zvezda që përfundoi me rezultat 1-1
17 të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ky është bilanci i dhunës që shpërtheu mes tifozëve në derbin e Beogradit, Partizan – Crvena Zvezda, shkruan “Tuttosport”, raporton SYRI.net.
Dhuna mësohet se nisi në momentin kur disa mbështetës të Crvena Zvezdas kaluan në një nga sektorët ku ishin akomoduar ultrasit e Partizanit, e pikërisht pas reagimit të këtyre të fundit situata për disa momente doli jashtë kontrollit.
Ndeshja u ndërpre për 10 minuta, kohë gjatë së cilës tifozëritë dhuruan “spektakël” me përplasjen mes tyre, duke i detyruar forcat e rendit të ndërhynin dhunshëm për të shmangur më të keqen.
KOHA JONË SONDAZH







