FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luftëtari fiton me spektakël ndaj Kukësit, Partizani ndalet ndaj Vllaznia (VIDEO)

Luftëtari vijon të dhurojë spektakël në Kategorinë Superiore Skuadr gjirokastrite ka fituar edhe ndaj Kukësit në shifrat 2-1 duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt të tabelës së renditjes. Ndeshja në fakt nisi në “malore” për ekipin e Hasan Likës, që e pa veten në disavantazh që në minutën e 23-të. Kale jep një pasim të bukur në zonë për Sidrit Gurin, i cili nuk fal duke e dërguar topin në fundin e rrjetës, pas një goditje me thembër. Pas pësimit të golit Luftëtari shton sulmet në portën kundërshtare, por pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës deri në fundin e pjesës së parë me Kristal Abazajn, i cili me një veprim të bukur arrin që të mposhtë portierin Koliçi.

Pjesa e dytë nis më mirë për gjirokastritet, që shpërdorojnë një sërë mundësish për shënim. Në minutën e 52-të, Rroca është i pafat, pasi do të godiste shtyllën e majtë të portës. Rezistenca e Kukësit nuk zgjat shumë, pasi në minutën e 64-të, Lejdi Liçaj realizon me kokë golin e avantazhit pas një krosimi të Xhekson.  Në minutën e 82-të Kukësi është pranë golit me Ymeraj, i cili goditi në hyrje të zonës, por topi u përplas në shtyllë.

Laçi nuk ka ndërmend të ndalet, teksa skuadra e Mezanit ka fituar në transfertë 3-1 ndaj Lushnjës. Pepa surprizoi ekipin kurbinas në minutën e 27-të, por gëzimi i vendasve zgjati vetëm 6 minuta pasi Uzuni barazoi rezultatin. Në minutën e 68-të, talenti i Laçit shënoi dhe golin e dytë personal. Lushnja mbeti me një lojtarë më pak dy minuta më vonë, ndërkohë që në minutën e  69-të, Qaqi vulosi fitoren e Laçit që ngjitet në vendin e tretë me 39 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vllaznia-Partizani nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola. Me gjithë rastet në të dyja portat, rezultati më i drejtë në fund ishte barazimi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?