Luhet sonte finalja e Superkupës së Europës, zhvillohet në Greqi

Manchester City dhe Sevilla do të përballen sonte në mbrëmje në stadiumin “Karaiskakis” në Greqi për finalen e Superkupës së Europës.

City bëri një rrugëtim fantastik sezonin e kaluar në Champions League dhe u kurorëzuan si kampionë të Europës. Skuadra e Guardiolës mposhti Interin në finalen e Stambollit me rezultatin 1-0 dhe sonte do të kërkojë dhe një trofe siç është Superkupa e Europës.

Sevilla shkëlqeu në aventurën e saj në Europa League duke dalë kampione. Edhe skuadra spanjolle mposhti një skuadër italiane, Romën. Tani mbetet të shihet se cila skuadër do të triumfojë, por skuadra angleze është ndjeshëm e favorizuar për shkak të yjeve që ka në dispozicion, edhe pse de Bruyne nuk do të jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?