FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luis Suarez: Më 2012 doja të shkoja te Juventusi, e vuajta largimin nga Barcelona

Luis Suarez ka zbuluar një prapaskenë interesante të karrierës së tij. Sulmuesi i Inter Miami, në një intervistë me “Davoo Xeneize” ka pranuar se më 2012 ishte shumë afër kalimit te Juventusi, por në fund Brendan Rodgers e bindi të qëndronte te Liverpool-i.

“Në vitin 2012 doja të shkoja te Juventusi, por Brendan Rodgers më bindi të qëndroja, falë ideve të tij për futbollin”, rrëfeu “El Pistolero”.  Një vit më vonë, ai kishte të njëjtin mendim për Arsenalin, por një bisedë me Steven Gerrard ndryshoi gjithçka.

“Doja të shkoja tek Arsenali sepse luante çdo vit në Champions League, por një ditë, gjatë stërvitjes, Gerrard më tha: As unë nuk shkova te Real Madridi dhe klube të tjera, por besoj se vendimi më i mirë për ty është të qëndrosh edhe një vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse qëndron, vitin tjetër do të kesh mundësi të zgjedhësh mes Bayernit, Realit ose Barcelonës. Ato fjalë më prekën dhe i thashë gruas sime se do të qëndroja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me largimin nga Barcelona, sulmuesi veteran uruguaian pranoi se ishte një moment i vështirë: “E kam vuajtur shumë largimin, por e dija që duhej të ndodhte. Nuk mbaj mëri, por ndjeja se ende mund të jepja shumë për klubin”.

Luis Suarez: Më 2012 doja të shkoja te Juventusi, e vuajta largimin nga Barcelona

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?