Luiza Gega: Sot ndihem më krenare se kurrë. Doja t’i tregoja Europës që edhe ne mundemi
Në ceremoninë e sotme, sportistja Luiza Gega e emocionuar dhe me zërin që i dridhej, u shpreh se ndihet më krenare se kurrë, ndërsa theksoi se dëshironte t’i tregonte Europës që edhe një vend i vogël mundet të fitojë.
“Sporti nuk do t’ia dijë për politikë, duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar.
Kam shumë emocione. Vendosa të vij me ngjyrat kuq e zi sepse ndjehem më krenare se kurrë, jo për atë që arrita, por doja ti tregoja Europës që edhe ne mundemi. Jemi vend i vogël, por me mund dhe punë edhe në mund të ia dalim. Falënderoj familjen time, trajnerin tim që ndoshta sot nuk do të isha këtu. Faleminderit zoti kryeministër, ndihem e vlerësuar. Ndjehem më e vlerësuar se kurrë“, tha Luiza Gega.
Ajo tregoi se ka pasur oferta për të përfaqësuar vende të tjera, por ka zgjedhur Shqipërinë, vendin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

