Luiza Gega thyen rekordin kombëtar në…

Luiza Gega ka thyer sërish rekordin kombëtar në 3.000 metra me pengesa. Atletja shqiptare, në një veprimtari në Oslo ka regjistruar kohën prej 9 minuta 26 sekonda e 05 të qindtat.

Rekordi i mëparshëm është ai i vendosur nga vet atletja shqiptare, me 9 minuta 28 sekonda dhe 52 të qindtat.

Garën në “Diamond League”, të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës në Norvegji, e fitoi atletja Norah Jeruto, me kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 27 të qindtat, duke lënë pas atleten Sofia Assefa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?