FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luka Modric rrezikon 5 vite burg, dëshmi të rreme në gjyq

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric rrezikon të dënohet me 5 vite burg pasi akuzohet për dëshmi të rreme në gjyqin për mashtrimin e taksave të ish menaxherit të tij, Zdravko Mamic.

Prokurori i Shtetit po heton dëshminë e dhënë nga kapiteni kroat rreth lëvizjes së tij në vitin 2008 nga Dinamo e Zagrebit drejt Tottenhamit, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Dhe nëse do të shpallet fajtor kapiteni i ekipit kombëtar kroat mund të përballet nga 6 muaj deri në 5 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Zdravko Mamic ish-drejtor i Dinamos Zagreb konsiderohet si një nga njerëzit më të fuqishëm në futbollin kroat, është akuzuar për korrupsion mbi 13 milionë sterlina.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?