Mancester United rrihet nga një ekip amator

Huddersfield Town ia ka shkaktuar Man Unitedit humbjen e parë në Premierligë, pasi e mposhti 2:1. Manchester United ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Premierligë. Në ndeshjen e nëntë, të besuarit e Jose Mourinhos u mposhtën 2:1 nga Huddersfield Town.

“Djajtë e Kuq” e nisën keq ndeshjen, duke pësuar dy gola brenda pak minutave. Aaron Mooy (28’) dhe Laurent Depoitre (33’) befasuan mysafirët të cilët nga ky minutë e deri në fund e ndoqën rezultatin, por arritën të shënojnë vetëm një gol, përmes Marcus Rashford (78’). Kështu, Man United pëson humbjen e parë pas nëntë xhirove dhe mbetet në pozitën e dytë në Premierligë, tani me pesë pikë prapa Manchester Cityt, që e mposhti 3:0 Burnleyn.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?