Manchester City bën gati 60 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit
Manchester City nuk po ndalet në merkaton e janarit dhe ndër objektivat e zbuluara sot është mbrojtësi i Juventus, Andrea Cambiaso. Sipas “Sky Sport” është trajneri Pep Guardiola ai që kërkon të sjellë në “Etihad” mbrojtësin 24-vjeçar italian.
Për të arritur këtë transferim, City është gati të ofrojë 60 milionë euro. Një shifër që për momentin nuk është pranuar nga klubi torinez që pretendon për 80 milionë euro, por palët mund të gjejnë akordin në orët në vijim.
Cambiaso është në sezonin e tij të dytë me Juventus, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2029. Në 64 ndeshje me fanellën bardhezi, mbrojtësi i krahut ka realizuar 5 gola, një përforcim që për trajnerin Guardiola shihet si mëse i nevojshëm.
KOHA JONË SONDAZH

