FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manchester City konfirmon “divorcin” me Aguron në fund të këtij sezoni

Rrugët e Sergio Agueros dhe Manchester City do të ndahen në fund të sezonit. Klubi anglez përmes presidentit Khaldoon Al Mubarak ka konfirmuar se kontrata e argjentinasit skadon në qershor dhe nuk do të rinovohet.

“Është një kënaqësi e madhe për mua të njoftoj se do të porosisim një statujë të Sergios që do të vendoset në Etihad Stadium. Shpresojmë që t’i japim një lamtumirë të denjë Agueros në fund të sezonit”, shkruhet në njoftim.

Pas 10 vitesh triumfe (4 Premier, 1 FA Cup, 5 League Cups dhe 3 Community Shield bilanci i përkohshëm) bashkëjetesa mes Kun dhe City është në fund të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi më i mirë në historinë e klubit anglez (257 gola në 384 paraqitje) do të jetë kështu një nga pjesët më të çmuara në merkaton e ardhshme të transferimeve. Aguero mbetet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, teksa për të kanë shfaqur interes Juventus, Barcelona dhe PSG.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?