Manchester City ndalet sërish, nuk fiton dot ndaj Crystal Palace

Manchester City vijon krizën në kampionat, pasi sot nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 kundër Crystal Palace në javën e 15-të të Premier League.

Vendasit, kaluan në avantazh pas vetëm katër minutash lojë me Munoz, i cili ka kapur të papërgatitur mbrojtjen e “qytetarëve”. Kundërpërgjigjja e lojtarëve të Pep Guardiola-s erdhi në minutën e 30-të me golin e barazimit të shënuar nga Haaland.

Pjesa e dytë ka filluar si ajo e para për miqtë, me Palace që u rikthye në avantazh falë një goli të Lacroix në minutën e 56-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester City barazoi në minutën e 68-të me të riun Lewis, i cili u ndëshkua dhe me karton të kuq në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?