Manchester United pranë transferimit të yllit holandez të Bolognës

Joshua Zirkzee është gjithnjë e më pranë transferimit te skuadra e Manchester United, pasi Milani hezitoi që të bënte një lëvije.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, “Djajtë e Kuq” të Premier League kanë arritur një marrëveshje personale me lojtarin, një ndër më të mirët në Serie A gjatë sezonit të fundit, teksa tashmë mësohet se po zhvillohen edhe bisedimet me klubin e Bologna për mënyrën e pagesës së klauzolës e lirimit prej 40 milionë eurosh.

Sezonin e kaluar, sulmuesit e United si Rasmus Hojlund dhe Marcus Rashford hasën vështirësi në shënimin e golave dhe klubi historik ka gati një përforcim të ri që garanton gola e asistime në vazhdimësi, teksa pritet që Zirkzee të zyrtarizohet sapo të përfundojë Euro 2024.

SHKARKO APP