
Manchester United ka hyrë fuqishëm në garë për Cole Palmer dhe është gati të bëjë një lëvizje të madhe në merkato për sulmuesin e Chelsea.
Sipas raportimeve, “Djajtë e Kuq” po përgatiten të ofrojnë një shifër rekord që mund të kalojë 150 milionë euro, duke e parë 23-vjeçarin si një nga objektivat kryesorë për të forcuar skuadrën në sezonet e ardhshme. Megjithatë, Chelsea nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë lojtarin, i cili është një pjesë kyçe e projektit të klubit dhe ka kontratë afatgjatë deri në vitin 2033.
Vetë Palmer ka hedhur poshtë më herët zërat për një transferim, duke i quajtur “lajme të rreme”, por kjo nuk i ka ndalur spekulimet për interesimin serioz të United. Tashmë mbetet për t’u parë nëse klubi i Old Trafford do të arrijë ta bindë si lojtarin ashtu edhe Chelsean për një nga transferimet më të mëdha të viteve të fundit.
