Manipulimi i provimit të Suarez, reagon Sarri: Juventus organizoi provimin, por …

Koloneli i “Guardia di Finanzia”, Salvaggio Sarri ka folur në lidhje me çështjen Suarez, i cili kishte marrë pyetjet dhe kishte një rezultat të paracaktuar në provimin e organizuar në Perugia. Ai foli dhe për përfshirjen e bardhezinjve në këtë çështje.

“Juventus ka organizuar provimin, nuk është aktualisht nën hetim. Hetimi lindi rastësisht nga përgjimi. E kemi filluar që në shkurt të këtij viti për Universitetin e Perugia-s për aktivitete jo transparente. E gjetëm vetën në një rast kur një ekipi në Seria A iu kërkua që Suarez të merrte provimin.

Juventus e regjistroi lojtarin dhe Universiteti ishte i gatshëm për t’ia dhënë. Problemi lindi te fakti se përballë ishte një person që nuk dinte italisht. Zyrtarisht u arrit në një nivel të ndërmjetëm, por rezultati ishte i paracaktuar. Lojtari nuk rrezikon asgjë. Ky lloj krimi u ngarkohet vetëm zyrtarëve publik”, deklaroi koloneli. /R.Lika-Koha Jone/  

SHKARKO APP