FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedonia e Veriut fitore historike ndaj Gjermanisë, Spanja mund Kosovën (VIDEO)

Maqedonia e Veriut po kalon një moment fantastik, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur një fitore historike 2-1 në transfertë ndaj Gjermanisë. Goran Pandev zhbllokoi sfidën në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë, pas një aksioni të gjatë. Në minutën e 63-të, Gjermania do të gjente golin e barazimit me Gundogan që shënoi nga pika e bardhë. Maqedonia ndërkohë nuk u demoralizua, pasi 5 minuta nga fundi i ndeshjes Elmas shënoi golin, që do të rezultonte i fitores.

Nuk kishte surpriza në ndeshjen tjetër, teksa Spanja mundi 3-1 Kosovën. Në minutën e 34-t, Olmo shënoi një super gol me një goditje shumë të bukur brenda zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh. Dy minuta më pas, do të vinte një kundërsulm i shpejt i Spanjës, që do të konkretizohej nga Ferran Torres me një goditje të fortë, edhe pse ishte në pozicion të prirët. Besar Halimi rihapi sfidën në minutën e 70-të nga mesi i fushës pas daljes së prtierit, por 5 minuta më pas Moreno sfumoi shpresat e dardanëve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?