Marku sfidon boksierin e “pamposhtur” anglez: Këtë herë nuk ia lë në dorë fitoren arbitrave!
“Në 20 shkurt nuk e lë ndeshjen në duart e gjyqtarëve”, paralajmëroi Florian Marku kur njoftoi për sfidën e sotme ndaj anglezit Rylan Charlton.
Nga kjo deklaratë duket qartë se boksierit 28-vjeçar shqiptar ende i ka mbetur mendja tek përballja e 12 dhjetorit kundër Jamie Steëart, e cila u mbyll në barazim 76-76 sipas gjyqtarëve të takimit.
Boksieri shqiptar shkëlqeu në ring, por nuk arriti dot të fitonte, ndërsa në ndeshjen e sotme Floriani do të jetë kundër anglezit Rylan Charlton, i njohur ndryshe si “i pamposhturi i peshave të lehta”.
Pas shtatë fitoresh dhe barazimit të fundit, Florian Marku do të luftojë që të mbajë titullin e “kampionit” ndaj një boksieri si Charlton, që nuk e ka provuar kurrë shijen e humbjes.
Të dy boksierët ne ditën e sotme patën ballafaqime, ku nuk kanë munguar thumbimet dhe batutat ironike, teksa kanë premtuar një ndeshje boksi spektakolare, që do të zhvillohet në “Wembley Arena” në Londër, në orën 22:15.
KOHA JONË SONDAZH

