Martini: Kemi skuadër për titull, do i qajmë dy pikët që humbëm me Skënderbeun
Teuta mori fitoren e parë në kampionat ndaj Tiranës, nkampione në fuqi, të cilës synon t’i marrë edhe fronin, objektiv ky që e theksoi sërish edhe trajneri Edi Martini pas ndeshjes.
“Unë e thashë që pas ndeshjes me Skënderbeun, që ato dy pikë do t’i qajmë gjatë, pasi e nënvlerësuam disi kundërshtarin dhe nuk bëmë mirë në rastet që u paraqitën. Futbolli është i këtillë, që ndaj korçarëve duhej ta kishim menaxhuar disi më mirë, por sot bëmë mirë punën tonë. Kemi lojtarë me cilësi dhe këtë e treguam mirë sot në fushë.
Kemi në skuadër lojtarë që mund të synojnë titullin dhe jemi gati të bëjmë maksimumin për këtë objektiv. Kemi ruajtur boshtin e skuadrës së sezonit të kaluar dhe kemi sjellë edhe futbollistë të tjerë cilësorë, duke shtuar alternativat, eksperiencën dhe rivalitetin në grup. Sot lëvizëm shumë mirë, zhbllokuam ndeshjen dhe çuam lojën në ato ujëra që donim”, deklaroi Martini.
KOHA JONË SONDAZH

