FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbappe transferohet te Reali? Përgjigja e Zidanes është epike

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është pyetur për transferimin në “Santiago Bernabeu” të yllit të Monacos, Kylian Mbappe.

Gjatë konferencës për mediat para ndeshjes kundër Granadas, francezi nuk ka dashur të flas shumë rreth transferimit të talentit që po e kërkojnë klubet më të mëdha të Europës.

“Mbappé në Real? Unë u thashë më herët ai pothuajse nënshkroi për Realin, por në fund të fundit nuk e bëri. Ai është një lojtar i cili po tregon cilësi të lartë, por unë nuk do të komentoj raportet e mediave, unë do të përqendrohem në lojtarët që kam”, u shpreh Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që ditën e sotme ishte e përditshmja spanjolle “Marca” e cila raportonte se Kylian Mbappe është i gatshëm të transferohet në Real Madrid.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?