Mbretërit e golave/ Mbappe, Kane dhe Haaland dominojnë, nis beteja për “Këpucën e Artë”

Në futbollin modern, figura e qendërsulmuesit klasik nuk është më e domosdoshme. Historia ka treguar se shumë skuadra fituese kanë arritur majat edhe me të ashtuquajturin “fals nëntë”. Mjafton të kujtojmë që Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk kanë qenë kurrë “bomberë” tradicionalë.

Megjithatë, disa nga klubet më të mëdha të botës, Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munich, vazhdojnë të ndihen më të sigurt me një numër 9 të vërtetë, të aftë të vendosin ndeshje. Tre stile të ndryshme, por një e përbashkët: instinkti i golit.

Kylian Mbappe ka përfunduar transformimin nga sulmues i krahut në qendërsulmues të plotë. Këtë sezon luan në qendër, meqë Vinicius Jr. ka zënë krahun e tij të zakonshëm. Edhe pse i është dashur pak kohë për t’u përshtatur me rolin e ri, francezi ka 44 gola totalë sezonin e kaluar dhe tashmë numëron 18 gola në 15 ndeshje mes klubit dhe kombëtares. Shpejtësia, inteligjenca taktike dhe instinkti i tij e kanë bërë armën kryesore të Real Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Harry Kane është sinonim i soliditetit dhe efikasitetit. I kërkuar nga Ancelotti për të zëvendësuar Benzemën në Madrid, por përfundimisht përfundoi te Bayern Munich, ku po shkëlqen. Në dy sezonet e para, ai realizoi 44 dhe 41 gola, ndërsa këtë vit ka nisur në mënyrë fenomenale: 20 gola në 12 ndeshje. Një sulmues që garanton rendiment konstant, pavarësisht kundërshtarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Erling Haaland përfaqëson prototipin e qendërsulmuesit të lindur. Ai varet më shumë nga loja e skuadrës, por kur topi i shkon, rrjeta tundet pothuajse gjithmonë. Norvegjezi ka realizuar 24 gola në 14 ndeshje, duke ecur me ritëm të frikshëm drejt një sezoni rekord, që mund të tejkalojë shifrën e tij prej 36 golash në Premier League. Tre profile të ndryshme, tre mënyra për të interpretuar rolin e “nëntës”, por një konkluzion i qartë: Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munich kanë gjetur garancinë e tyre përpara portës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?