FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbrojtje e blinduar dhe sulm i shpejt, ja formacioni i mundshëm i Kombëtares ndaj Andorrës

Sonte në mbrëmje Shqipëria do të luajë sfidën e parë eliminatore për Kupën e Botës përballë Andorras. Trajneri Reja pritet t’i besojë formacionit të zakonshëm 3-5-2.

Në portë do të jetë portieri Berisha, përpara tij trinomi fantastik që luan në Seria A Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli. Në mesfushë ndërkohë një dorë në repartin difensiv do të japin edhe Gjasula e Bare. Në krahë do të luajnë Hysaj dhe Lenjani, ndërkohë që Memushaj do të kujdeset për organizimin e lojës.

Në sulm do të konfirmohet dyshja Uzuni-Cikalleshi, që po kalojnë një formë shumë të mirë. Odise Roshi, Broja dhe Kamberi janë alternativa fantastike në vijim të sfidës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?