Mbyllen pjesët e para në Premier League/ Aston Villa befason City-in, Arsenali po fiton

Janë mbyllur 45 minutat e para të takimeve të drekës në Premier League, të vlefshme për javën e 9-të të kampionatit anglez. Spektakël dhe gola në çdo fushë!

Në “Emirates Stadium”, Arsenal po kryeson 1-0 ndaj Crystal Palace. Golin e vetëm të pjesës së parë e realizoi Eberechi Eze në minutën e 38-të, me një goditje të fortë brenda zonës pas një aksioni të organizuar nga goditje dënimi.

Në “Villa Park”, surpriza e madhe mban firmën e Aston Villa-s, që po fiton 1-0 ndaj kampionëve të Manchester City-t. Për vendasit shënoi Matty Cash në minutën e 18-të, me një goditje të saktë nga distanca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Bournemouth po vazhdon momentin e shkëlqyer nën drejtimin e Andoni Iraolës, duke kryesuar 2-0 ndaj Nottingham Forest. Në Molineux Stadium, Ëolves dhe Burnley po zhvillojnë një ndeshje të hapur, me rezultatin e pjesës së parë 2-2. Sulmuesi shqiptar Armando Broja e ka nisur ndeshjen nga stoli dhe shpreson të aktivizohet në pjesën e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?