FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Media serbe: Zvezda me fat që do të luajë në 22.500 shkallët e boshatisura të impiantit modern!

Crvena Zvezda do të luajë në turin e dytë kualifikues në Champions League, në stadiumin më modern në Europën Juglindore. Skuadra serbe do të luajë në Tiranë në impiantin e ri, që mediat serbe e kanë konsideruar me vlerë 50 milionë euro. Më poshtë ju sjellim edhe shkrimin e gazetës “Kurir”.

“Zvezda është ne fat që do të luajë në një stadium me stola të boshatisura sepse nuk ka dyshime që 22.500 shqiptarë armiqësorë do t’i prisnin në shkallët.

Stadiumi kombëtar në Shqipëri është një nga më modernët në Europë, ka një pamje fantastike dhe nuk ka dyshim që Crvena do të luajë në kushte shumë të mira ndeshjen. Impanti u ndërtua në stadiumin e vjetër ‘Qemal Stafa’ dhe ka një kapacitet 22.500 vende. Kostoja shkoi 85 milionë euro dhe u inaugurua në nëntor me ndeshjen Shqipëri-Francë. Investitorët dertuan edhe një kullë të gjatë 112 metra, më i gjati në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesant, është fakti që organizatorët bënë një gafë të madhe në ceremoninë hapëse. Ata lagën tifozët me ujitëset e fushës”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?