Medon Berisha: Shpresoj të jetë fillim i ri, dua të ndihmoj ekipin

Medon Berisha është rikthyer nga dëmtimi dhe ka bërë një hap të tillë në mënyrën më të mirë të mundshme. 21-vjeçari ishte protagonist pasi asistoi në golin e parë të skuadrës së tij në fitoren 2-1 të arritur nga Lecce përballë lombardëve.

Në pushimin mes pjesëve Berisha u ndal nga mikrofoni i “DAZN” dhe tha: “Sezoni im nisi në ndeshjen me Romën, por për shkak dëmtimi kam humbur shumë takime. Shpresoj që ky i sotmi të jetë një fillim i ri dhe kështu të kem mundësi që të ndihmoj ekipin.

Me karakteristikat e mia mund të ndihmoj ekipin në duele si ai i sotmi. Sa i përket aspektit personal më duhet ta pranoj se më ka ndikuar shumë edhe besimi që më ka dhënë trajneri Giampaolo”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?