Merr goditje “knockout”, boksieri humb jetën

Boksieri Tim Hague ka vdekur, pasi mori një goditje “knockout” gjatë një ndeshje boksi me kundërshtarin e tij Adam Braidwood. Ish-luftëtari i UFC ka vdekur në moshën 33-vjeçare ditën e dielë dhe njoftimin e ka bërë motra e tij me anë të një postimi në Facebook. “Me trishtim dhe pikëllim po lajmëroj se Tim ka ndërruar jetë”, shkruan Jackie Neil. “Do të na mungojë kaq shumë.” Hague u dërgua në një spital në Edmonton në gjendje kritike për jetën me një dëmtim të rëndë të trurit. Ai fillimisht ka mbetur pa ndjenja disa minuta pas “knockout” dhe më pas kaloi në gjendje kome. Boksieri është shafqur në katër ndeshje në UFC midis viteve 2009 dhe 2010. Ai ka mundur Pat Barry ne debutimin e tij në UFC 98 dhe është larguar në vitin 2010.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?