Messi: Asnjë problem me Griezmann, ja kush na e ndryshoi ndeshjen

“Ishte e rëndësishme të fitonim sepse jemi në një grup të komplikuar dhe barazuam ndeshjen e parë. Synimi është që të kualifikohemi të parët dhe mundëm një Inter të shkëlqyer”, këto ishin fjalë e Lionel Messit pas fitores me përmbysje 2-1 ndaj zikaltër. “La Pulce” ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës, duke ndihmuar skuadrën e tij, ndërkohë që vijon të komentohet marrëdhënia e tij me Antoine Griezmann.

 

“Më nesh nuk ka asnjë problem, ashtu si me të gjithë të tjerët. Ne kemi nevojë për këtë fitore, kemi vuajtur pak në këtë fillim sezoni, por të gjitha skuadrat e mëdha por paguajnë periudhën e vështirë të para kampionatit. Nuk kemi një bazë të mirë për stërvitjen, nuk po kritikoj stafin, por kur udhëton shumë gjatë verës, nuk mund të stërvitesh mirë.

Vidal? Me të në fushë bëmë presing më mirë, u sistemuam mirë në fushë. Është një futbollistë shumë i rëndësishëm për ne. Rikuperon topa, tërheq ekipin dhe luan mirë. Është shumë i rëndësishëm edhe në dhomat e zhveshjeve”, deklaroi Messi pas duelit ndaj Interit.  /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP