Messi i jep portierit të Elches fanellën, por shikoni si reagon ai (VIDEO)

Lionel Messi ndihmoi mbrëmë Barcelonën që të merrte një fitore 3-0 ndaj Elches. Sulmuesi argjentinas shënoi dy gola shumë të bukur, duke u cilësuar si lojtari i ndeshjes.

Në fundin e takimit ka ndodhur një episod i veçantë që u kap nga kamerat. Messi heq uniformën dhe ia jep Badias, ndërkohë që ky i fundit i emocionuar përqafon Leon dhe harron të heqë bluzën e tij dhe t’ia japë sulmuesit të blaugranëve.

Gjithsesi më pas ai e kuptoi dhe i dha fanellën, ndërkohë që argjentinasi e mori me sportivitet. Mediat në Spanjë shkruajnë se portieri mendoi se Messi nuk e donte fanellën e tij ndaj dhe nuk ja dha që në fillim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?