FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi i pikturuar në mur

Portretin e Lionel Messit mund ta shikosh edhe në rrugët e Barcelonës. Një artist spanjoll e pikturoi në një mur imazhin e sulmuesit argjentinas. Adria Bosch i njohur ndryshe si AXE Colours ka pikturuar me spraj imazhin aktual të futbollisti.

“Unë jam një tifoz i madh i Barçës dhe Messi. Në këtë mënyrë dua të bëj diçka që të falënderoj futbollistin më të mirë në historinë e këtij sporti”, tha Bosch.

Ky artist ka bashkëpunuar në të kaluarën me Barcelonën, duke krijuar pikturat në korridorin që përdorin lojtarët për të dalë në fushën e stadiumit “Camp Nou”. Adria Bosch ka pikturuar edhe më parë portretin e Lionel Messit, por edhe figurave të tjera të sportit dhe artit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?