Mikpritja shqiptare, Presidenti i Partizanit të Beogradit: Turp nëse sillemi ndryshe në Serbi

Presidenti i Partizanit të Beogradit, Milorad Vuçeliç, u shpreh se është mjaftë i kënaqur nga mikpritja në Shqipëri dhe se janë ndjerë shumë të sigurt.

Vuçeliç në një intervistë për mediat para ndeshjes me Skënderbeun tha se shpreson që në ndeshjen e kthimit njerëzit në Beograd të tregojnë të njejtën mikpritje për shqiptarët. Në rast se kjo nuk ndodh, ai thekson se do të ishte një turp për bashkëkombasit e tij

“Jemi pritur shumë ngrohtësisht, ndihemi të sigurt, vendasit janë treguar shumë dashamirës. Organizimi është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe jam i çuditur pozitivisht. Ndonëse rruga nga aeroporti në hotel ishte me shoqërim policor, asgjë nuk dukej kërcënuese, por normale. Më duhet të përgëzoj vendasit. Partizani do të bëjë maksimumin që ata të ndjehen në Beograd ashtu si ne në Tiranë. Por nuk është vetëm klubi, është i gjithë kombi. Jam i sigurt se të gjithë do të jemi të vëmendshëm. Shpresoj që tifozët tanë të dëgjojnë gjithçka që kam thënë, ashtu si edhe përshtypjet që kemi marrë nga njerëzit që janë këtu me ne. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshje, por unë pres që stadiumi të jetë po kaq normal. Unë besoj se njerëzit tanë do të kuptojnë që sporti është diçka që bashkon njerëzit. Nuk mund të largohemi nga njëri-tjetri, duhet të jetojmë së bashku në Ballkan. Unë shpresoj që njerëzit tanë në Beograd do të tregojnë se ata janë mikpritës të mirë gjithashtu. Gjërat duhet të shkojnë në rrugën e duhur. Do të turpërohesha nëse gjërat do të shkonin ndryshe”, u shpreh Milorad Vuçeliç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?