Milan dhe Arsenal hipotekojnë kualifikimin, Dortmundi mund Atalantën (VIDEO)

Milan dhe Arsenal thuajse kanë siguruar një biletë për në fazën e 1/8-ve në Europa League. “Topçinjtë dhe kuqezinjtë kanë fituar pastër 3-0 ndeshjet e para, të cilat i luajtën në transfertë. Ekipi i Gatuzos fitoi me lehtësi ndaj Ludgorets. Kutrone zhbllokoi ndeshjen në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë, ishte fillimisht Rodriguez nga pika e bardhë në minutën e 64-t dhe më pas Fabio Borini që vulosën rezultatin e këtij dueli që nuk kishte shumë histori.

Të njëjtën rezultat mori edhe Arsenali në transfertën ndaj Oestersunds. Skuadra e Venger shënoi dy gola në pjesën e parë me Moreal dhe Papajanopulos, teksa ky i fundit e dërgoi topin në rrjetën e tij. Mesut Ozil shënoi golin e tretë në minutën e 58-të, ndërkohë që Peterson humbi një penallti për vendasit në minutën e fundit.

Spektakël dhe gola dhuroi dhe ndeshja ndërmjet Dortmund dhe Atalantës, por triumfuan vendasit me rezultatin 3-2. Veigël shënoi fillimisht për vendasit ndërkohë që Iliçiç përmbysi rezultatin në pjesën e dyta. Ndeshja nuk u mbyll këtu, pasi Batshuai u kundërpërgjigj me një dopietë.  Gjithsesi skuadra e Berishës është favorite për të kaluar në turin tjetër pa këtij rezultati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?