Milan/ Igli Tare ngulmon për Xhakën, shtyhen vizitat mjekësore të Modric

Massimiliano Allegri është gati për aventurën e tij të dytë te Milani dhe kërkon të nisë me përforcime me përvojë dhe personalitet në mesfushë. Emri më i nxehtë në listën e kuqezinjve është ai i Granit Xhakës. Mesfushori zviceran ka dhënë miratimin e tij për transferimin në Milano, dhe tani drejtori sportiv Igli Tare do të nisë kontaktet me Bayer Leverkusen për të bindur gjermanët ta lëshojnë lojtarin.

Milani është i gatshëm të investojë rreth 12 milionë euro, vlerë e konsideruar e arsyeshme për një lojtar me përvojën e Xhakës (32 vjeç), por do të synojë ta ulë çmimin përmes dëshirës së vetë futbollistit për një sfidë të re.

Xhaka ka kontratë deri në vitin 2028, ndaj bisedimet do të jenë të ndërlikuara. Një mundësi konkrete është përfshirja e Malick Thiaë në negociata, pasi mbrojtësi i pëlqen shumë klubit gjerman.

Ndërkohë, edhe Luka Modric mbetet një emër i sigurt për kuqezinjtë. Ndonëse vizitat mjekësore janë shtyrë për pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube në SHBA, mesfushori kroat dhe Milani kanë arritur marrëveshje dhe nuk pritet asnjë surprizë. Modric dëshiron të mbyllë me stil aventurën te Real Madrid përpara se të nisë kapitullin e ri në Serie A. /Koha Jonë/

Igli Tare ngulmon për Xhakën, shtyhen vizitat mjekësore të Modric

SHKARKO APP