FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milan-United një sfidë Championsi, ja ç’thotë historia e përballjeve mes tyre

Manchester, UNITED KINGDOM: AC Milan's Brazilian midfielder Ricardo Kaka (R) celebrates scoring his second goal past Manchester United's Dutch goalkeeper Edwin Van der Sar during their European Champions League semi final first leg football match at Old Trafford in Manchester, north west England, 24 April 2007. AFP PHOTO/ANDREW YATES (Photo credit should read ANDREW YATES/AFP via Getty Images)

Manchester United do të jetë kundërshtari i Milanit për në fazën e 1/8-ve të Europa League. Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës i vendosën kuqezinjtë përballë “Djajtë e Kuq” me ndeshjen e parë që do të luhet në “Old Trafford” të enjten e 11 marsit, e kthimit një javë më pas në “San Siro”. Duart e zviceranit Hakan Yakin nuk sollën aspak fat, pasi kuqezinjtë u “peshkuan” me rivalin më të vështirë të mundshëm.

Precedentët – 10 ndeshje, të gjitha në Kupën e Kampionëve apo Champions League, me nga 5 fitore për secilën skuadër. Ndeshjet më të mëdha kanë përfunduar me triumfin e Milanit. Më e fundit që mbahet mend është në sezonin 2006-07, teksa pas humbjes 3-2 në “Old Trafford”, sfida e kthimit u fitua nga ekipi italian 3-0. Është një duel që ka mbetur gjatë në memorien e tifozëve kuqezi. E paharrueshme është dopieta e Kaka në Angli, apo golat e Seedof dhe Gilardinos.

Milani fitoi dhe më pas shkoi në finalen e Athinës në të cilën morën hak ndaj Liverpoolit. I njëjti diskutim edhe për sezonin 1956-69, fitore 2-0 në shtëpi dhe humbje 1-0 në transfertë, më pas erdhi fitorja 4-1 në finalen ndaj Ajax. Në 5 raste kur janë përballur me eliminim direkt, Milani ka arritur që të kalojë në fazën tjetër në 4 raste. Eliminimi i vetëm është në duelin e dyfishtë në sezonin 2009-10, humbje 3-2 në shtëpi dhe 4-0 në transfertë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?