Milani eliminon me vuajtje serbët e Zvezdës, kalojnë edhe Roma e United (VIDEO)
Milani ka siguruar një biletë për në fazën e 1/8-ve në Europa League. Kuqezinjtë eliminuan me shumë vështirësi serbët e Crvena Zvezdës, duke lënë gjithçka të hapur deri në sekondat e fundit. Pas barazimit 2-2 në duelin e parë, ndeshja e kthimit u mbyll në barazim 1-1, duke kualifikuar Milanin për në fazën e ardhshme. Ekipi i Piolit kaloi në avantazh në minutën e 9-të me një penallti të Kessie, ndërkohë që El Fardou Ben barazoi në minutën e 24-t.
Kualifikohet edhe Roma që fitoi edhe ndeshjen e kthimit 3-1 kundër Bragës. Dzeko, Mayoral dhe Carloz Perez ishin autorët e golave. Young Boys eliminoi Bayer Leverkusen pas fitores 2-0 në ndeshjen e kthimit, teksa kishte fituar 4-3 sfidën e parë. United barazoi pa gola në sfidën e kthimit ndaj Sociedad, por fitorja 4-0 e ndeshjes së parë ishe e mjaftueshme për të kaluar në fazën tjetër. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

