Milani ëndërron Sergio Ramos, por problem është paga e tij

Milani kërkon të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i shfaqen në merkato. Mediat në Spanjë raportojnë lajmin e bujshëm për interesimin e kuqezinjve për Sergio Ramos i cili është në skadencë kontrate me Realin e Madridit në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë.

Maldini ka nisur bisedimet e para me yllin e Los Blancos për ta bindur kapitenin e Realit të zgjedhë Milanin si destinacionin e ardhshëm në karrierën e tij. Pas Ibrahimovic kuqezinjtë synojnë një tjetër lojtar me shumë eksperiencë këtë herë në repartin e prapavijës për t’i dhënë një tjetër shtysë edhe lojtarëve të rinj që janë në ekip.

Problem për Milanin mbetet paga e lartë që Ramos përfiton te Reali i Madridit, plot 17 milionë euro në sezon, një shifër e papërballueshme për kuqezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?