Milani fiton ndaj Cagliarit, ngjitet në vendin e dytë (VIDEO)
Milan merr një fitore të rëndësishme 1-3 në “Unipol Domus” ndaj Cagliarit në takimin e javës së gjashtë të Serie A. Vendasit zhbllokuan sfidën me Luvumbo në minutën e 29-të, me një goditje të fortë në zonë.
Megjithatë në minutën e 40-të Okafor barazoi për Milanin falë një gabimi të portierit vendas. 5 minuta më pas, Tomori përmbysi rezultatin dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me Milan në avantazh.
Në pjesë e dyta skuadra e Piolit shënoi golin e sigurisë, që u realizua nga Loftus-Cheek në minutën e 60-të, duke vulosur këtë takim. Pas javës së gjashtë të Serie A, Cagliari qëndron në vend të fundit me dy pikë, ndërsa Milan ngjitet në vend të dytë me 15 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

