FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani fiton në “Olimpico” ndaj Romës dhe shkon në -4 ndaj Interit (VIDEO)

Pas dy humbjeve radhazi dhe humbjes së kreut, Milani rikthehet te fitoret në Seria A. Kuqezinjtë triumfuan 2-1 ndaj Romës në “Olimpico”, duke shkuar në -4 pikë nga Interi kryesues.

Skuadra e Piolit ishte dominuese në 30 minutat e para duke humbur shumë mundësi shënimi me Ibrahimovic dhe Rebic. Në minutën e 42-të, arbitri i ndihmuar edhe nga VAR dha penallti pas një faulli në limitet e zonës. Nga pika e bardhë Kessie tregohet i saktë duke mposhtur Pau Lopez. Roma do të reagonte në fillimin e pjesës së dytë.

Jordan Veretout lëshon një goditje të bukur në hyrje të zonë duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Donnarumma. Gëzimi i ekipit të Fonsecës zgjati vetëm 8 minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ante Rebic me një rrotullim të bukur lë në vend Mancinin, i cili është shumë i ngadaltë. Kroati do ta kishte të thjeshtë për të mposhtur Pau Lopez. Roma me gjithë tentativat dëshpëruese në minutat e fundit, rezultati nuk do të ndryshonte. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?