Milani gati të paguajë klauzolën për të rrëmbyer yllin e Bolognës
Joshua Zirkzee është gjithnjë e më pranë transferimit te Milani. Holandezi ka qenë gjithmonë objektivi i parë i kuqezinjve për sulm.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Milani i ka komunikuar Bolongas synimin për të paguar klauzolën e lirimit në kontratën e Zirkzee. Megjithatë, marrëveshja nuk është mbyllur ende.
Klubi kuqezi do të duhet të negociojë me përfaqësuesit e Zirkzee për komisionet që do të paguhen. Dëshira e lojtarit është të veshë fanellën e Milanit, pasi holandezi është i magjepsur nga projekti dhe preferon të qëndrojë në Serinë A sesa të largohet jashtë vendit.
KOHA JONË SONDAZH

