Milani i ofron rinovimin, Ibrahimovic deri 40 vjeç do të jetë kuqezi?

Zlatan Ibrahimovic mund ta shohim me fanellën e Milanit edhe në sezonin e ardhshëm. Rinovimi i sulmuesit 39-vjeçar nuk është më një hamendësim, por për të po punohet konkretisht.

Milan kërkon që Ibrahimovic të jetë pika e referimit të skuadrës edhe në sezonin 2021-2022. Në aspektin teknik, drejtuesit nuk kanë asnjë dyshim, por edhe sa i përket pjesës ekonomike, edhe pse rinovimi me gjigantin suedez do të jetë i kushtueshëm, klubi milanez do të përfitojë lehtësira fiskale me aplikimin e dekretit të ri të qeverisë italiane.

Vetë sulmuesi në fundjavë dha një sinjal të rëndësishëm duke u shprehur me shaka se nuk do të luajë në sfidën e radhës nëse klubi nuk i ofron rinovimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?